“Shkau e ka sherrin fëmën”, e moqme…!

11.05.2019 11:50:48

Nga: Fatmir Bajraj

U dëbua forcërisht, po n’a e la bastardin (kopilin) mbrënda, dhe kopili bënë punën-kopilisht ! U thye keq Serbia n’Kosovë dhe mori me vete krejtë çfarë patë & deshi, por la diçka për sherre : La të dresuarit shqipëfolës & bastard. Dhe unë flas pa qime n’gjuhë : La Hashimin, Xhavitin, Kadrin dhe Batonin & Co ! S’janë shumë në numër ( ndoshta sa mizat e një magari), por janë të dëmshëm & virusal. Për t’keq, po n’a dalin boll, bile teprojnë…! Problemin me Serbinë, tanimë e kemi mbrenda vetës, e kemi n’shpi, me argatët e saj…! Pra Serbinë e nxorëm jashtë, por sherrin e saj e kemi mbrënda, dhe ky sherr s’është i pa-plleshëm (steril), por përkndrazi…! Ky lloj sterkeq & bastard n’sherbim t’Serbisë armike, po pjellë e sajon problemin tanimë t’përmbyllur me Serbinë, duke punuar që “lojën” t’a kthej n’fillim dhe Serbinë t’a nxjerrë fituese të lojës n’tavolinë, edhe pse humbëse n’front. Zatën, s’duhet të bijmë pre e bastardëve që i fryejnë lojës nga fillimi, por duhet t’i denoncojm & luftojmë publikisht dhe fortë. Ata që sot me (pa) hirë ; i mbeshtesin argatët e Serbisë n’Kosovë, nuk janë pak fatkeqësisht, por jam i bindur 100%, se janë t’parët që do u’a kthejnë shpindën bastardëve të dresuar të armikut tonë shekullor dhe do t’i mohojnë…! Janë servilët-puthadorë, sot me argatët e armikut, dje dhe neser me armikun, gjithmonë me armikun…! Konstatim logjik dhe koherent : Me “sherin” e Serbisë, nuk përballojmë Serbinë edhe pse humbëse faktike n’luftë, ngase raporti startues i forcave n’tavolinë do ishte 2 :1 n’favor të Serbisë, në vend që t’jet, 1 : 1 ! Që t’arrihet ky raport, s’pari duhet neutralizuar argatët e armikut dhe të pastruar nga ky sherr i armikut, mund të artikulojmë drejtë e fuqishëm, kauzën tonë nacionale të dardanisë Antike-Kosovës. Andaj jo “n’lojë” kundër Serbisë armike, ku pjesë e ekipit tonë, janë të dresuarit-bastard të Serbisë armike dhe luajnë për armikun. Ashtu siq jemi, sillemi dhe bëjmë sot, lojën fiton armiku ynë shkullor, serbo-sllav ! Deri atëherë, m’a mirë t’mos “luajmë” fare…