Haradinaj tregon çfarë i tha Rexhep Selimit, para se të nisej në Hagë

11.11.2020 22:51:04

Udhëheqësi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj,  ka zbuluar fjalët që ia ka thanë Rexhep Selimit të VV-së, para nisjes për në Hagë.

“Unë e kam taku Rexhen, kam shku në shtëpi të tij për kafe. I kam thanë se unë kam kalu gjithçka në këtë dynja, mirë, e keq në vjetët e mija.  I kam thanë ndoshta në luftë më të pas çu në atë dynja nuk isha nije ma keq”, tha Haradinaj, në Kanal10

Haradinaj po ashtu theksoi se më shumë sende e kanë bashkuar me Rexhën se sa e kanë ndarë, marrë këtu parasysh luftën që e kanë bërë bashkë, por që partitë politike i ndajnë.

Haradinaj ka thënë se deputetëve i është bërë presion për të votuar Gjykatën Speciale, madje vetë Thaçi i kishte thënë atij se e ki personale mos votimin e Gjykatës.

“Më kanë thanë je frikacak që s’po e voton Gjykatën Speciale, i ligë, je ka vepron kundër Kosovës, je ka ja jep Kosovën Kinës, Rusisë. Edhe Selimit i kanë thanë kështu , vetë Thaçi më ka thënë ti e ke personale mos votimin e Gjykatës Speciale”, tha Haradinaj.