Haradinaj uron festën e Pashkëve

15.04.2017 13:22:34

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, që është duke u mbajtur në Francë pas ndalimit me një urdhërarrest të Serbisë, ka uruar komunitetin e besimit krishter me rastin e festës së Pashkëve.

“Për të gjithë besimtarët e krishterë dhe bashkëkomabas të mi, Gëzuar e për shumë mot Pashkët!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.