Haradinaj vrapon në gjysmëmaratonë, thotë se duhet të përmirësohet organizimi

28.04.2019 14:11:46
Haradinaj mori pjesë në gjysmë maratonën Prishtina 2019, i cili në fund të vrapimit të tij 21 km tha se është lodhur shumë, por që në organizim duhet të bëhen përmirësime dhe të avancohen dhe më tej.

“Jam lodhë, e kam kryer për 2 orë e 30 me sa e di, vjet ka qenë 2 e 29 por jo keq, përgëzoj gjithë garuesit nga të rinjtë e të vjetrit, policinë që janë kujdes e ambulancat pastaj kam pa edhe shumë ushtar të FSK-së diçka e mrekullueshme”, tha Haradinaj.

“Ka mundësi me u bë edhe përmirësime në organizim duhet të i bëjmë sepse edhe ne duhet me ecë me trendet e të tjerëve edhe rrugën pak duhet me ndërru mos me lënë ka Obiliqi sepse janë sportistët e i qon atje ku është tymi”, shtoi ai.

Pjesë e gjysmëmaratonës ishte edhe bashkëshortja e Haradinajt, Anita Haradinaj, e cila arriti në finish më herët se Ramush Haradinaj ku ky i fundit tha nuk po i vije edhe aq mirë që bashkëshortja e tij Anita prapë e sfidoi dhe doli para tij, por ai e pranon që sportistët e mirë fitojnë.

“Nuk më vije mirë për besë, por çka me bë, sporti është sport, sportistët e mire fitojnë”, tha ai, raporton eo

Haradinaj gjatë vrapimit ka mbajtur fanellën e futbollistit të njohur kosovar, Xherdan Shaqiri i cili luan për klubin Liverpool, ai tha se ka mbajtur një premtim duke mbajtur fanellën me emrin e Shaqirit.