Haraqija beson se dialogut Kosovë-Serbi i ka ardhur fundi (Video)

17.05.2018 22:07:12

Astrit Haraqija nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se dialogut Kosovë-Serbi i ka ardhur fundi

“Kanë kaluar të gjitha mundësit, prej vitit 89 shumë marrëveshje janë bërë deri tash dhe kanë dështuar, tash është koha e fundit dhe kjo çështje duhet të mbyllet”, u shpreh Haraqija në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Ai ka theksuar se edhe serbët e kanë kuptuar se kjo është një histori e ngarkuar, dhe se ky kapitull do të mbyllet këtë vit.