Harta ime nuk kontestohet!

Harta ime nuk kontestohet!

18.08.2018 04:44:39

Nga Prend Qetta

Kjo Hartë qe ne po shofim këtu nuk është Harta ime dhe unë mund ta kontestoj këtë por askush në botë nuk mund ta kontestoj Hartën time.  Edhe pse atë gjatë shekujve e thyën, e shkyen, e demoluan, e shkatrruan, e coptuan, e pushkatuan, e bombarduan, e çanë dhe kështu e lanë jo pse spati kush ta mbrojë, por se më të gjithmonë u luajt e njejta lojë! Mirëpor për ta shpjeguar versionin tim,  sepse nuk mund të kontestohet.

Harta ime që është e popullit tim, do përpiqem që shkencërisht ta argumentoj se ky version është shumë i përafert më atë të ekspertve botror, qe poashtu shkencërisht po përpiqen ta ristrukturojnë Hartën e botës.

Më shkatrrimin e Jogosllavisë jane gjetur nga ekspertet defekte shumë të mëdha që janë shkaktuar gjatë historisë nga nacionalizmat e ndryshëm, gjë që është konstatuar se ka patur jo rrall edhe pastrime etnike dhe gllabërime të teritoreve kudo në këtë regjion,  e që më se keqi e ka pësuar Shqiprija e cila ka humbur më së shumti teritor.

Tash ekspertët e kanë të çartë se Ulqini, Tivari, Tuzi, Plava dhe Guaita si dhe krejt Malsija, pastaj Presheva, Bujanovci, Ilirida dhe Camerija më të gjitha rrethinat kanë qenë dhe janë toka shqiptare, të cilat janë shkeputue heret a vonë nga trungu amë, dhe ata janë fare të çartë  se kjo situatë nuk mund të mbretrojë edhe me tutje!

Tani se si do shkojnë punet mbetet të shifet sepse më duhet një hulumtim i hollsishëm ,por jam i sigurt se formula e përgjithshme egziston, por ajo do të precizohet në të ardhmen. Një gjë për të cilën jam shumë i sigurt është ne si popull nuk duhet të heqim dorë kurrë nga kërkesat dhe nga Harta qe nuk mund te kontestohet.

Lind pyetja se sa po punohet nga gjenerata jonë për këtë gjë?

Konstatimi im është se shumëpak dhe qe nga paslufta kemi humbur shumë kohë për asgjë dhe armiqet tanë janë shumë më të organizuar dhe jo rastesisht edhe janë bashkuar përsëri në luftë kunder nesh edhepse e drejta është në anën tonë, ata tentojnë të na i thyen Hartat!