Sot ose kurrë!

24.02.2020 00:41:38
Nga Skënder MULLIQI
Rastët e volitshme në jëtë janë të rralla.Edhe më rrallë shfrytëzohen si të tilla.Dritarja e mundësive jetësore, nuk mbetet gjithmonë e hapur.Fati shpesh është i pamëshirshëm , na i mbyll dyert duke mos na lënë të ngjitemi lartë.Kështu e ka jeta.E kështu e ka edhe jeta afariste . Shteti i Kosovës pati rastin për këto 20 vite të bënë kthesa historike, e këtë nuk e bënë ata që ishin në krye të shtetit.Patëm luftë. Pas luftës së dhëmbshme , por edhe krenare, e lam mbrapa një sistem të huaj që e patëm mbi krye . Erdhi liria pas sakrificave . Kaluam në kapitalizmin liberal.Nuk e shfrytëzuam rastin dhe as sistemin e ri, për të punuar mirë. Përjetuam në mënyrën më brutale fazën e tranzicionit, së u grabitë pa mëshirshëm prona shoqërore, kur pak kush e kishte pritur .I lam mbrapa vitët shumë të vëshitira .Këto vite nuk na bëjnë krenarë, nuk na bëjnë as të lumtur.Ishin vite të vuajtjeve, të pa shpresës … Nuk ishim të vetëdijshem për rastin historik.Nuk e kuptuam ashtu si duhet rëndësinë e shtetit. Kjo ishte skandaloze!Politika dhe ekonomia janë ende të ” sëmuara”. Të gjitha këto ndikuan edhe në anën psikologjike , duke rënë optimizmi i njerëzve përtoke. Njerëzit që e udhëhoqën më Kosovën e vogël, ishin pa vizion.Nuk pamë reforma të duhura .Nuk patem punësime të nevojshme , dhe nuk pamë që dikush për të gjitha këto dha përgjegjësi politike dhe as ligjore. Ose edhe ata që u ndëshen më ligjin, i kaluan pengesat shumë lehtë, thua së nuk ka ndodhur asgjë! Kjo gjeneratë që tash ka ardhur në pushtet, ka rastin që ti realizon ëndrrat tona dhe ëndrrat e tyre, për të mirën e Kosovës.Koha është që edhe në Kosovë fëmijët tanë të jetojnë më mirë. Dhe , rasti kësaj gjenerate politike , nuk ju vjen dy herë në jëtë.Mund ta krijojnë historinë e lavdishme .Këndellja e popullit dhe e shtetit bëhët duke bërë reforma, e kjo qeveri e Albin Kurtit , veq i ka filluar proceset për së mbari.Eshtë koha për prurjën e investitorëve të jashtëm, duke ju ofruar kushte të volitshme .Një çasje e tillë konstruktive do të sillte efekte pozitive, për të dalë më shpejtë nga kriza e përgjithshme. Vëtem më guxim , më njerëz të shkolluar dhe të pa korruptuar, e kemi të ardhmën e sigurtë.A mendoni së kjo është e mundur? Unë mendojë sigurisht që po.Gjenerata e re më një optimizëm ,do ti arrijë objektivat e synuara për shtetndërtim dhe mirëqenje.Shëmbuj së si punohet mirë dhe ndërshmerisht kemi më bollëk.Nevoitet angazhim dhe përkrahje të kësaj Qeverie , duke investuar në te, deri në fund. Mjaftë këmi pasur rënje. Tash shkojmë përpara.Sot ose kurrë!