Hashim Thaçi i reagon Serbisë: Arrestimet e pjesëtarëve të FSK-së, nuk mund ta ndalin formimin e Ushtrisë

28.04.2018 18:10:53

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas arrestimit të pjesëtarit serb të FSK-së, nga Policia e Serbisë.

Thaçi ka thënë se veprimet e tilla janë kundër lëvizjes së lirë, dhe të drejtave të njeriut.

“Autoritetet në Serbi po vazhdojnë me qasjen e tyre armiqësore ndaj qytetarëve tanë të komunitetit serb, të integruar në institucionet e Republikës së Kosovës. Është shumë shqetësues arrestimi i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milosh Shoshiq, nga policia serbe në vendkalimin kufitar të Konçulit. Veprimet e tilla janë kundër lëvizjes së lirë, kundër të drejtave të njeriut, kundër vlerave evropiane dhe janë goditje e rëndë edhe ndaj përpjekjeve tona për fqinjësi të mire”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Presidenti gjithashtu ka thënë se veprimet e tilla nuk do të mund ta ndalin formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Për më tepër, këto veprime të policisë serbe vijnë vetëm pak ditë pasi liderët serbë kërcënuan pjesëtarët e FSK-së, qytetarë tanë të komunitetit serb, me arrestime vetëm pse janë pjesë e FSK-së, e cila shumë shpejt do të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës. Arrestimet dhe kërcënimet nuk mund të ndalin as procesin e transformimit të FSK-së dhe as rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Hashim Thaçi.

Arrestimi i pjesëtarit serb të FSK-së erdhi pas kërcënimeve nga Gjuriq, se do të arrestohen të gjithë serbët që janë anëtarë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Ai paralajmëroi arrestimin dhe dënimin sipas ligjeve serb