Limaj tregon çfarë u diskutua në mbledhjen e Komisionit për Kompleksin ‘Adem Jashari’

06.06.2019 18:50:11

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Komitetit Ndërministror për Kompleksin “Adem Jashari”.

Komiteti Ndërministror për Kompleksin “Adem Jashari”, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili ishte edhe kryesues i kësaj mbledhje, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka treguar se nga kjo mbledhje, Komiteti Ndërministror për Kompleksin “Adem Jashari”, ka nxjerrë disa rekomandime të rëndësishme në funksion të realizimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, shkruan lajmi.net.

“I pari ka të bëjë me zgjedhjen e këshilltarit të jashtëm profesional, si dhe ndarjes se mjeteve për nevojat e këshilltarit të jashtëm. Këto rekomandime i hapin rrugën synimit tonë që Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, të finalizohet sa më shpejt”, ka bërë të ditur ndër të tjerash Limaj.

Njoftimi i plotë i Limajt pa ndërhyrje:

Komiteti Ndërministror për Kompleksin “Adem Jashari”, në mbledhjen e sotme ka nxjerrë disa rekomandime të rëndësishme në funksion të realizimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

I pari ka të bëjë me zgjedhjen e këshilltarit të jashtëm profesional, si dhe ndarjes se mjeteve për nevojat e këshilltarit të jashtëm.

Këto rekomandime i hapin rrugën synimit tonë që Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, të finalizohet sa më shpejt.

Me gjithë punën komplekse si Komitet, jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund këtij projekti.

Jemi optimist se brenda një periudhe të shkurtër gjërat do të ecin në drejtimin e duhur, sepse nuk ka gjë më të rëndësishme për ne sesa ky kompleks memorial.

Ai është shenjë e lirisë, krenarisë, dhimbjes dhe e gjithë asaj që ka përjetuar Kosova.

Prekazi është historia jonë!.