Hashim Thaçi u heroizua pas negociatave sekrete me Vuçiqin për FSK-në, e u sulmua LDK dhe kryeministri Mustafa

04.04.2018 20:18:12

Nga Rexhep Kastrati

Derisa debati skandaloz për çështjen gyleniste po vazhdon në Kuvendin e Kosovës, dhe ka marr konturat e një akuze publike për shtetin e Kosovës, është për të theksuar se tashmë ka kohë që ky debat po cenon sigurinë shtetërore.

Në këtë debat skandaloz po dalin sekrete shtetërore, po bëhet publike gjendja funksionale dhe marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe po ndrtohen akuza aq të rënda sa që asnjë kuvedarë serioz nuk do të guxonte t’i bënte.

Në thelb të këtij debati skandaloz qëndron akuza se hashim Thaçi ka marr vednim për deportimit e gjashtë gylenistëve krye më vete dhe pa konsultuar dhe informuar institucionet tjera kushtetuese dhe ligjore, një veprim që nëse del i saktë, vërtet skandaloz.

Mirëpo, hipokirizia e madhe, e pse jo edhe rrezikshmëria e gjithë kësaj është se në emër të kësaj, pra në emër të mundësisë që Hashim Thaçi të kish marr vendimin për deportimin e gjashtë gylenistëve kryemëvete, po hidhen akuza të rënda jo ndaj Hashim Thaçit, por ndaj shtetit të Kosovës, madje po mbahen fjalime që kanë formën e një padie gjyqësore, duke sjellë argumente dhe krahasime edhe me raste të tjera në botë, duke e paraqitur Kosovën një shtet edhe diktatorial dhe të krahasueshëm edhe me shtete të njohura për regjime kundërdemokratike dhe kundërpopullore.

Mirëpo, asnjë nga këta kuvendarë, që kanë qenë edhe në legjislaturat e kaluara, nuk po e përmend faktin se Hashim Thaçi ka pasur takime sekrete, madje edhe ka bërë marrëveshje sekrete me pushtetarë të Serbisë dhe në dëm të interesave të Kosovës dhe në shkelje të plotë edhe të kushtetutës së Kosovës.

Hashim Thaçi ishte takuar në mënyrë sekrete, edhe pse u tha se ishte i rastësishëm, me presidentin e atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiq, në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, Hashim Thaçi, në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës, kishte zhvilluar negociata me Vuçiqin për çështjen e FSK-së, nga të cilat negociata kishte dalë edhe nisma e tij për FSK-në. Siç dihet tashmë, Hashim Thaçi kishte zhvilluar negociata, jo vetëm në kundërshtim me kushtetutën, por edhe pa konsultimin paraprak me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Çështja e transfomimit të FSK-së në FA është çështje e brendshme e Kosovës dhe që realizohet në bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës

Mirëpo, jo që askush nuk e problematizoi, jo që askush nuk kërkoi debat kuvendor, por edhe të gjithë iu turrën LDK-së se gjoja ishte kundër ushtrisë së Kosovës. Dhe këto akuza iu bënë LDK-së që nga Hashim Thaçi dhe të gjithë të tjerët, prëfshirë edhe partitë e djeshme opozitare. Pra, kishte një unitet negativ të të gjithëve kundër LDK-së, vetëm pse ishte shprehur kundër që të miratohet ndonjë nismë ligjore për FSK-në pa bashkërendim me aleatët, pra pa bashkërednim me NATO-n dhe me SHBA-të. Për askë jashtë LDK-së, por edhe për disa brenda saj, nuk ishte fare problem fakti se Hashim Thaçi kish zhvilluar negociata me Vuçiqin, por ishte problem pse LDK dhe kryeministri Mustafa kundërshtonin një nismë ligjore të pabashkërenduar me aleatët tanë strategjikë.

Rasti i fundit është rasti i informacioneve, sipas të cilave Hashim Thaçi në Paris kishte zhvilluar negociata sekrete me Vuçiqin, ku kishte negociuar edhe për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Pra, edhe pse këto janë çështje shumë të ndjeshme dhe të rrezikshme për vendin, nuk u pa e arsyeshme që të thirret në raportim para kuvendarëve për këto informacioneve. Përkundrazi, nëpërmjet korpusit medietik të kontrolluar nga strukurat mafiozo-politike, u provua të përgatitej opinioni për të mos kundërshtuar pazaret e tilla.

Është e qartë se përballë këtyre çështjeve, çështja e gjashtë gylenistëve do të duhej të konsiderohej një çështje që do të kalonte drejtëpërdrejt një komisioni kuvendor hetimor, pa u lëshuar në një debat skandaloz ku po komprometohet dhe po akuzohet shteti i Kosovës, ku po njolloset dhe përbaltet ai.