Hashim Thaqi fali vëllezërit Kiçna

Hashim Thaqi fali vëllezërit Kiçna

29.12.2017 20:49:19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që me dekret t’ua falë dënimin vëllezërve Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiçinës, të dënuar për rastin e vrasjes së anëtarëve të familjes Hajra.

Po ashtu personi i katërt i falur me dekret është Marko Sabiq. Referuar dekretit të bërë publik në faqen e Presidencës, falja bëhet sot, ngase vendimi hyn në fuqi datën e nënshkrimit. Rasti “Kiçina” njihet si një ndër lëndët gjyqësore penale më të gjata në Kosovë – me 107 shqyrtime gjyqësore vetëm sa gjykohej në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Rasti ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e të gjitha gjykatave të vendit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.