Rreth 25 boshnjakë shpallen fajtorë për krime lufte

29.12.2017 20:45:48

Njëzet e pesë boshnjakë u shpallën fajtorë në dy çështje të ndryshme për krime lufte kundër civilëve dhe të burgosurve serbë në fillim të konfliktit ndërkomunitar (1992-95), bëri të ditur sot prokuroria për krime lufte.

Njëmbëdhjetë ish-anëtarë boshnjakë të ushtrisë së Bosnje-Hercegovinës, u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në një sulm më 10 qershor 1992 kundër qytetit serb të Cemernos, në rajonin e Ilijas në veri të Sarajevës.

“Ky sulm i sinkronizuar kundër këtij fshati ka shkaktuar të paktën 30 viktima me kombësi serbe, mes të cilëve gra dhe minorenë. Disa prej viktimave ishin torturuar dhe vrarë në mënyrë brutale”, konfirmoi zyra e prokurorit në aktakuzë.

Në një dosje tjetër, 14 ish-zyrtarë të forcave policore dhe ushtarë boshnjakë u shpallën fajtorë për krime lufte të kryera kundër disa dhjetëra serbëve, në Bradina, në rajonin e Konjic dhe në lokalitete të tjera të këtij rajoni.