Hashim Thaqi flet për vizitën e Vuçiqit: Shumë shpejt do ta vazhdojmë dialogun, me përkrahjen e fuqishme të SHBA-së

21.01.2018 20:44:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar vizitën e presidentit serb në Kosovë, ka shprehur kënaqësinë që ajo u mbyll pa asnjë incident dhe se homologu i tij nga Serbia ka theksuar disa herë rëndësinë e dialogut, si rrugën e vetme për normalizim dhe pajtim.

“Duke përjashtuar disa nga deklaratat populiste, të cilat janë pothuajse të pashmangshme në vizita të tilla, vizita e homologut nga Serbia u përmbyll pa asnjë incident”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në Facebook.

ë që edhe homologu nga Serbia, gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës, ka theksuar disa herë rëndësinë e dialogut, si rrugën e vetme për normalizim dhe pajtim”.

“Prandaj, unë besoj që shumë shpejt do të vazhdojmë dialogun ndërshtetëror në nivelin më të lartë politik, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të përkrahur fuqishëm nga SHBA-ja”, ka shkruar Thaçi.