Ambasadori francez në Beograd: Vuçiqi e di se nuk ka intergrim në BE pa marrëveshje me Kosovën

21.01.2018 19:24:50

“Franca është një vend mik i Serbisë dhe miqtë e thonë të vërtetën se nuk do të ketë integrim të Serbisë në Bashkimin Evropian (BE), pa marrëveshje për Kosovën”, tha ambasadori Francës në Beograd, Frederic Mondoloni.

“Mendoj se presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë e dinë, dhe unë e di se populli serb gjithashtu e di se nuk do të ketë integrim të Serbisë në BE pa marrëveshje për Kosovën”, tha Mondoloni, në një intervistë për FoNet.

Ai shpjegoi se stabiliteti rajonal duhet të ruhet, për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe për të përmbushur kushtet për pranim, që është kapitulli 35 në negociatat me BE, përcjell Telegrafi.

“Për ne, marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 është shumë e rëndësishme, por ajo duhet të zbatohet nga Prishtina dhe Beogradi”, tha ambasadori francez.

Ai theksoi se duhet shkuar deri në fund me logjikën e vazhdimit të dialogut me Prishtinën.

Mondoloni tha se dëshiron që të vazhdojë dialogu me Prishtinën sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Do të ketë shumë vështirësi dhe tensione, por nuk lejojmë që rrugët e së kaluarës të kthehen në rajon”, tha ai.

Mondoloni e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm takimin e Presidentit të Francës dhe presidenti Emmanuel Macron me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Paris, gjatë samitit të klimës dhe theksoi se është e rëndësishme që presidentët të takohen dhe të respektohen, “siç është rasti këtu”.