Sokol Havolli që është shef i Kabinetit të Kryeministrit në largim Isa Mustafa e ka quajtur amator, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.
“Policia dhe Interpoli nuk e përdorin Google-in për asnjë verifikim. Amater”, ka shkruar Havolli në Facebook.
I kontaktuar nga klankosova.tv, Havolli më tej ka thënë se e ka fjalën Ahmetin.
Havolli komentin e ka bërë, për një deklarim të Ahmetit ku ka thënë se është lehtë të verifikohet se kush është kryetar i Prishtinës, përmes Google.
“Për procedurën e kam fjalën. Interpol i përdor databazat e veta, e kush kërkon verifikim në Google (search engine) është amator”, ka thënë Havolli për klankosova.tv.
Pavarësisht se i drejtohet me shprehjen amator, Havolli beson që Ahmeti është ndaluar gabimisht nga autoritetet italiane.
“Mendoj se e kanë ndalur gabim. Nuk besoj që ka bërë diçka të keqe”.
“Si kryetar i kryeqytetit ka shumë të meta, që s’ka kryer asnjë projekt të madh kapital, por që nuk besoj se ka problem me ligjin ndërkombëtar”, ka pohuar Havolli.