Haxhi Avdyli fton të gjithë të fillojnë festën e ndryshimit nga sheshi “Shatërvan” në Prizren

29.05.2017 10:13:54

Kryetari i degës së LDK-së në Prizen, Haxhi Avdyli ka njoftuar se të premten, më 2 qershor do të mbahet takimi kryesor për hapjen e fushatës së LDK-së dhe koalicionit të saj.

Në një postim në facebook, z. Avdyli, po ashtu, ka njoftuar se në tubim do të jenë të pranishëm kryetarët e partive të koalicionit,si dhe kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti. Në këtë tubim do të bëhet prezentimi i kandidatëve për deputetë nga qyteti i Prizrenit.

“Të nderuar qytetarë
Tubimi kryesor i hapjes së fushatës së Koalicionit LDK-AKR-A-LD në qytetin tonë të bukur të Prizrenit mbahet këtë të premte, 2 qershor në ora 17.00.
Në këtë rast me praninë e kryetarëve të partive të Koalicionit dhe të nominuarit për Kryeministër të Kosovës , Avdullah Hoti bëhet prezentimi i kandidaturave për deputet nga qyteti i Prizrenit.
Ejani të fillojmë festën e ndryshimit nga Sheshi i Shatërvanit.” – thuhet në postimin e z. Avdyli.