LDK prezanton dhjetë pikat e Platformës për Zhvillim Ekonomik Lokal

23.09.2017 18:15:08

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një tryezë, në të cilën po shpaloset pikat e programit për Zhvillimin Ekonomik Lokal.

Të pranishëm aty janë kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe anëtarët e kryesisë, kandidatë për kryetar komunash si dhe shumë përfaqësues të bizneseve, njofton Klan Kosova.

Këtë platformë ka nisur ta shpalosë deputeti i LDK-së dhe eksperti për ekonomi në këtë parti, Lumir Abdixhiku.

Pikat kryesore të kësaj platforme janë:

1. Zhvillimi dhe funksionalizimi i zonave ekonomike

  1. Rishikimi i taksave komunale dhe mbledhja e tyre
  1. Rritja e financimit komunal
  1. Rregullimi urban në funksion të zhvillimit të biznesit

5 .Mbrojtja e ambientit

  1. Transporti dhe infrastruktura
  1. Subvencionimi i bizneseve dhe prodhimeve vendore
  1. Shërbimet publike efikase

9 .Bujqësi dhe zhvillim rural gjithëpërfshirës

  1. Arsim para universitar për zhvillim ekonomik.