Në Deçan: Avdullah Hoti: Kemi plan konkret dhe mbështetje për demarkacionin dhe vizat

04.06.2017 17:27:14

Kandidat për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se askush nuk mund ta zgjidh çështjen e demarkacionit përveç koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Ai thotë, se kanë plan konkret dhe mbështetjen e miqve për të zgjidhur këtë cështje dhe për t’i hapur rrugën liberalizimit të vizave.

“Askush tjetër, nuk mund ta zgjidhë çështje e demarkacionit, sepse ata e kanë keqpërdorur demarkacionin për interesa politike dhe për interesa të tyre personale. Ne kemi plan konkret dhe kemi mbështetjen e miqve tanë për ta zgjidhur këtë çështje dhe për të hapur rrugën për liberalizimin e vizave, pa humbur asnjë pëllëmbë tokë të Kosovës. Deçani të vendosur drejt fitores”, ka shkruar Hoti në Facebook.