Lulzim Basha: Me 25 qershor, radha e shqiptarëve ti bëjnë kosh Ramës

04.06.2017 17:47:52

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke komentuar nga Cërriku ndeshjen e basketbollit të kryeministrit Rama në Parkun Olimpik të Tiranës, ftoi shqiptarët që me 25 qershor ti bëjnë kosh politikës dhe të marrin në dorë fatin e vendit. Gjatë fjalës së tij, shefi i opozitës tha se në këto katër vjet, Kryeministri u ka bërë kosh pas koshi qytetarëve të tij, ku më i madhi ai në shëndetësi.  As sot, Basha nuk harroi që të ftojë Ramën në një debat publik, ku secili prej tyre do të ballafaqohetme programin e partisë.

“ E patë sot Edi Ramën duke luajtur basketboll. Ka një javë e gjysmë që e thërras të vijë në debat dhe të japë llogari. Ku i ka 300 mijë vendet e punës, shëndetësinë falas, taksat e ulëta, uljen e çmimit të energjisë, pensionin e 13, mbështetjen financiare për fermerët? Asnjë përgjigje. Ja ku është Cërriku, a ka pasur një vend pune të hapur në këto katër vite? Këto janë koshat që i ke bërë popullit tënd. Basketbolli që ti luan luhet në kurriz të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi.

Ti bëre kosh sepse 300 mijë vende pune që premtove i ktheve në 200 mijë shqiptarë që shkuan në azil. Koshi që i bëre popullit është se i more 1.5 miliardë euro taksa shtesë dhe në vend të shëndetësisë falas ua dhe me një dorë 5 oligarkëve. Është në të drejtën e tij të luajë basketboll, por basketbolli që ka luajtur në këto katër vite ka shënuar kosh pas koshi kundër popullit të tij. Kjo shfaqe duhet të ndalojë dhe kjo do të ndalojë me 25 qershor. Me 25 qershor është radha e shqiptarëve ti bëjnë kosh Edi Ramës dhe të marrin Shqipërinë në dorë. Me votën tuaj do ndryshojmë republikën, Kushtetutën. Republika e re është republika ku asnjë politikan nuk ju bën dot më kosh popullit. Me ndryshimet kushtetuese jo vetëm që populli zgjedh deputetët dhe Kryeministrin, por populli do shkarkojë me votë para mandatit pushtetarët që ju mashtrojnë dhe nuk mbajnë premtimet”, tha Basha.

4 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

duke komentuar nga Cërriku ndeshjen e basketbollit të kryeministrit Rama në Parkun Olimpik të Tiranës, ftoi shqiptarët që me 25 qershor ti bëjnë kosh politikës dhe të marrin në dorë fatin e vendit. Gjatë fjalës së tij, shefi i opozitës tha se në këto katër vjet, Kryeministri u ka bërë kosh pas koshi qytetarëve të tij, ku më i madhi ai në shëndetësi.  As sot, Basha nuk harroi që të ftojë Ramën në një debat publik, ku secili prej tyre do të ballafaqohetme programin e partisë.