Haxhiu: Albin Kurti i është dorëzuar Serbisë

10.01.2017 19:17:14

Deputeti nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, gjatë seancës së Kuvendit ka dhënë disa përgjigje për liderin e VV-së Albin Kurti, i cili e ka pyetur atë se çka ka bërë për Kosovën. Haxhiu i tha Kurtit se ka bërë atë që duhej bërë kur ka qenë koha.

“Jam plagos në luftë. Më vjen keq që se kam pas fatin me vdek, por Albini nuk ka qenë i gatshëm me vdek në luftë, se ai i është dorëzuar Serbisë”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK-së ka akuzuar partinë e Kurtit se e kanë pamundësuar një rezolutë ku do të dënoheshin krimet e Serbisë në Kosovë.

Duke folur për arrestimin e Ramush Haradinajt, Haxhiu tha se ai arrestim është i padrejtë dhe i papranueshëm. Ndërsa, kërkesën për ekstradim të Haradinajt e quajti provokim me luftë.