Haxhiu: Hashim Thaçi kurrë më keq, askush nuk po e mbështet në kauzën e tij

22.09.2018 08:33:32

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, fton të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkëngjiten protestës së tyre më 29 shtator të këtij viti, siç ka thënë ajo, për ta parandaluar iniciativën e fundit të presidentit Hashim Thaçi për ndarjen e vendit.

Haxhiu ka vlerësuar se kreu i shtetit kurrë s’ka qenë në situatë më të vështirë politike sesa që është tash që nga fillimi i karrierës së tij politike.

Në 22, 23 dhe 24 shtator në Anaderm bëhet shërimi i venave të zgjeruara
E SPONSORUAR
LEXO MË SHUMË
“Hashim Thaçi kurrë s’ka qenë në gjendje më të rëndë politike se që është tash.

Ai e ka humbur mbështetjen e qytetarëve, por idenë e tij nuk e përkrahin as deputetët e ish-partisë së tij PDK-së, pasi që vlerësojnë se është një iniciativë e rrezikshme.

“Pra, askush në Republikën e Kosovës nuk e mbështet presidentin në kauzën e tij”, thotë Haxhiu për “Zërin”, duke shtuar se qëllimi i vetëm i Thaçit është që të shpëtojë nga Gjykata Speciale.

Ajo në këtë intervistë mes të tjerash ka folur edhe për mundësinë e rrëzimit të qeverisë “Haradinaj”, për të cilën iniciativë ka thënë se janë në koordinim të vazhdueshëm me LDK-në.