Haxhiu kërkon dorëheqjen e ministrit Rrahmani

Haxhiu kërkon dorëheqjen e ministrit Rrahmani

14.02.2017 12:27:49

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Kjo për shkak se sipas Haxhiut, ministri Rrahmani ka dështuar që të implementojë sigurimin shëndetësorë.

“Hapi i parë që të implementohen sigurimet shëndetësore është implementimi i SISH-it, pastaj funksionalizimi i AFSH-së. Ministri nuk ka arritur ta funksionalizojë për tri vite. Bartja e përgjegjësisë së ministrit është dorëheqja”, tha Haxhiu.

Ai shtoi se janë qytetarët e Prishtinës dhe komunave  të tjera në këtë rajon që po bartin pasojat e moszbatimit të sigurimeve shëndetësore.