Brovina: Qytetarët duhet të kenë informata të sakta lidhur me sigurimin shëndetësor

Brovina: Qytetarët duhet të kenë informata të sakta lidhur me sigurimin shëndetësor

14.02.2017 12:08:05

Deputetja Flora Brovina në emër të Partisë Demokratike të Kosovës tha se sigurimet shëndetësore janë në kuadër të drejtave themelore të njeriut dhe në mënyrë që mjekimi të jetë i duhur për qytetarët duhet buxhet, përgatitje profesionale dhe vëmendje e veçantë.

Brovina vuri në pah disa çështje lidhur me fondet për sigurimet shëndetësore. Ajo potencoi edhe çështjen se sa do të kenë mundësi familjet t’i paguajnë këto premiume.

Po ashtu, ajo tha se qytetarët duhet ta dinë saktë sa do të paguajnë, çfarë do të mbulohet me këtë sigurim shëndetësor, etj.

Sipas saj, Grupi parlamentar i PDK është i gatshëm për harmonizimin e rekomandimeve për rezolutën lidhur me këtë çështje.