Haxhiu: Thaçi e Haradinaj, nuk do të jenë kurrë më kryeministër (Video)

23.10.2016 10:55:19

Publicisti Baton Haxhiu ka thënë në emisionin ‘Personale’ të TV Dukagjinit se presidenti aktual Hashim Thaçi nuk do të mund të bëhet më kryeministër asnjëherë.

Sipas tij, Thaçi është politikan më i shkathët por Kadri Veseli është burrë më besnik. Tek ka folur për liderin e AAK-së, Haxhiu ka thënë se Haradinaj nuk do ta realizoj qëllimin që të jetë kryeministër.

‘Personale’, me autore Krenare Vokshi Shalën, është emisioni ku personalitete të artit, politikës dhe medias tregojnë të pathënat e tyre.

Emisioni transmetohet çdo të shtunë prej orës 22:30 në TV Dukagjini.