Hashim, kush ta ka shkruar fjalimin, Serbia?

23.10.2016 11:12:04

Nga Rexhep Kastrati

Në një ngjarje çfarë është seminari i AP të NATO-s, është e kuptueshme që referatet më shumë t’u përngjajnë hartimeve shkollore ku flitet ëmbël, lëmueshëm  dhe urtë e butë, por kur kjo teprohet, atëherë veç humb kuptimin. Kjo mund të thuhet edhe për fjalimin e Hashim Thaçit, i cili elementet e mësipërme i kishte me shumicë dhe e paraqiti më shumë avokat të Serbisë, sesa avokat i interesave të Kosovës. Të kujtojmë se fjalimi i Hashim Thaçit e paraqiti Serbinë një palë konstruktive, një palë që po vdes për të pasur raporte miqësore me Kosovën dhe me të tjerët në rajon. Kurse e vërteta është se po bën gjithçka që të destabilizojë Kosovën dhe rajonin. Rasti i planit për kidnapimin e kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjkanoviq, e më tepër se kaq, kërcënimi i presidentit të Serbisë se do të përdorë të gjitha mënyrat kundër Kosovës, pra pa përjashtuar as dhunën e sugjeruar nga popi Irinej, janë argumente publike se Beogradi nuk po luan gjithaq rol konstruktiv në rajon. Edhe në procesin negociator në Bruksel, nuk është se la namin Serbia për të ndërtuar raporte miqësore me Kosovën, sepse jo vetëm që po provon të imponojë formulime që nuk përkojnë me interesat e Kosovës, por edhe po bën lloj-lloj intrige dhe taktizimi për të mos zbatuar marrëveshjet që po arrihen. Deri tash jemi dëshmitarë se Serbia përveçse po intrigon me marrëveshjet në kuptimin e formulimit të tyre, po imponon negociata shtesë për të arritur marrëveshje për zbatimin e marrëveshjeve të nënshrkuara tashmë. Pra, presidenti i vendit ka boll argumente për të vënë në spikamë destruktivitetin e Serbisë në raport me Kosovën dhe me fqinjëtr në përgjithësi, nëse i referohemi edhe raporteve konfliktuale me Kroacinë, por edhe me anagzhime destabilizuese në Bosnjë. Dhe në vend të këtyre, Hashim Thaçi e paraqiti Serbinë një vend që nuk e merr gjumi se si e si të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën! Dhe kjo ndodh pak ditë pas qëndrimit komprometues dhe të krtikueshëm të edi Ramës në Beograd dhe në Nish, dhe vetëm pak ditë kur Serbia hapur po i bën obstruksione marrëveshjeve që vetë ka pranuar më parë, siç është ajo për telekomin, apo edhe elektroekonomisë, për çka është nën trysninë e Brukselit. Me fjalë të tjera, hashim Thaçi u shpreh ëmbël, butë, lëmueshëm për Serbinë, pa e parë se rrëshqiti keq përballë trysnisë që Brukseli po bën mbi të pikërisht për çështen e telekomit. Natyrisht, një president me inegritet do të duhej që krahas një përparimi të vogël në marrëdhënet Kosovë – Serbi, të theksonte edhe gjithë aspektet tjera që ndikojnë keq në paqen dhe stabilitetin në rajon e që burimin e kanë në Beograd. Por duket se mungesa e integritetit, natyra servile e tij, si dhe implikimet e tij negative në luftë dhe në paqe, e kanë bërë të sillet si një qengj i vogël që veç bën Be be!

Në anën tjetër, është mirë që e pranoi se në raport me pakicat dhe me Serbinë, Hashim Thaçi gjatë viteve e ka shndërruar Kosovën në qengj që nuk ua prish, por të shpresosh në një votë të serbëve për ushtrinë, në kushtet kur nuk është në gjendje t’i bindë për demarkacionin, është vërtet iluzore. Ose të themi edhe ndryshe: nëse Hashimi ka mundësi që t’i bindë serbët të votojnë për shndërrimin e FSK-së në FA, atëherë paska mundësi t’i bindë të votojnë edhe për demarkacionin, e fakti që serbët nuk e votojnë demarkacionin, do të thotë se hashimi dhe kadriu nuk janë të interesuar që të kalojë demarkacioni. Në këtë mënyrë, gjithë përgjegjësia bie mbi ta, e jo mbi qeverinë. Dhe kjo u pa më qartë dje, kur kishte një bashkërendim qëdnrimesh ndërmjet kadri Veselit dhe partive opozitare. Përballë kësaj, retorika qengjërore që Hashimi shfaqi në AP të NATO-s, del të jetë më tepër se një retorikë servile dhe e lëmueshme: ajo del një hipokrizi tipike serbe, e cila karakterizohet me mbulimin e qasjeve destruktive me retorika të tilla qengjërore. Mjafton ta kemi parasysh retorikën e Vuçiqit, i cili edhe pretendimet më destruktive i paraqet si të jenë qengjërore. Në fakt, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, bashkë me opozitën paraqesin faktor destabiliteti të brendshëm, që mund të eskalojë edhe në destabiltet rajonal. Mbajtja në tension të vendit, bllokimi i funksionimit të Kuvendit janë elemente destabilizuese, dhe të rrezishme për vendin dhe për rajonin. Nga dje, përkatësisht nga e enjta, është konfirmuar katërcipërisht se mbrapa këtyre veprimeve destabilizuese përveç opozitës dhe mediave e portaleve të ndryshme, qëndrojnë pikërisht edhe këta dy. Pra, Hashim Thaçi me retorikën qengjërore, të lëmuar, u mundua të fshihte të qenit faktor destabiliteti në vend, bashkë me Kadriun dhe opozitën, por në fakt rrëshqiti aq keq sa paraqiti një profil serbëror të fshehjes së natyrës së vërtetë me retorika qengjërore. Dhe vërtet kishte një diskrepancë të madhe ndërmjet natyrës dhe karakterit të tij destruktiv, apo siç po e quajnë me të drejtë gjarpëror, me retorikën qengjërore që po e përdor vazhdimisht dhe që e përdori edhe në AP të nATO-s. Fatkeqësia e tij, por edhe e Kadri Veselit dhe e të tjerëve si këta, është se bota e ka marr vesh moti natyrën destruktive që kanë, dhe ua ka shkrehur ymytin se do të mund të kenë më shumë sesa që kanë pasur. Pra, ua kanë fshi ëndrrën për kryeministër, e që e kam thënë vazhdimisht, dhe të cilën ua tha edhe jarani i tyre – këshilltar, Baton Haxhiu, i cili ia shkrehu ymytin edhe Ramushit të shkretë.