Haziri: As ndërkombëtarët nuk na pajtojnë me PDK-në

15.06.2017 23:41:54
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka insistuar edhe një herë, që LDK-ja për asnjë bashkëpunim nuk do të bashkëpunoj me PDK-në, e jo më për partneritet.
Madje, ai tha se as ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, nuk do të mund t’i pajtojnë.

“Nuk ka pozitë në shtet, që mund ta ndryshoj mendjen për LDK-në”, tha Haziri në emisionin Debat Plus.

Lutfi Haziri ka folur për mos-inkuadrimin në listë për zgjedhjet e 11 qershorit, të ish-deputetit Fatmir Rexhepi.

Ai tha se vetë Rexhepi nuk ka pranuar të futet në listë.

Haziri ka thënë se Kosovës nuk i nevojiten më shumë se 12 ministra në ekzekutivin e ardhshëm.

Nënkryetari i LDK-së ka treguar arsyen pse në të vërtet nuk kandidoi për kryeministër.