A ishte Astrit Dehari kurbani për rritjen e VV-së?

15.06.2017 23:55:56

Nga Rexhep Kastrati

Astrit Dehari, që më 5 nëntor 2016 vdiq si pasojë e vetëdhunimit me mjete të forta, na qenka vetëmohuar për interesa të sektës okulte të Albinit. Kështu ka thënë Donika Kadaj Bujupi tashmë kur qëllimi ishte arritur: fitorja në zgjedhje. Unë kam shpërfaqur vazhdimisht qëndrimin se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, ndërkohë që sekta okulte e Albinit pat ngritur akuza për vrasje. Në anën tjetër, vazhdimisht e kam quajtur sektë okulte, ngaqë është sjellë si sektë e jo si një lëvizje apo parti politike. Metodologjia e veprimit të saj, ishte si sektë, se bazohej në indoktrinimin, në shpërlarjen e trurit dhe në vetëmohimin, përkatësisht në vetësakrifikimin e indiviëve për sektën dhe për udhëheqësin e saj. Në kuadër të këtyre metodave të indoktrinimit, të vetësakrifikimit kanë qenë edhe shpërdorimi deri në vetëdhunim i femrave, sulmet me dhunë dhe vetëimponimi ndaj dhunës, në kuptimin e provokimit të dhunës që të ushtrohet dhunë ndaj tyre. Dhe këto metoda kanë qenë të njohura nga të gjithë. Ndërkaq, vazhdimisht kam shtruar frikën që ka sekta okulte nga shkaqet që e kanë shtyrë Astrit Deharin drejt vetëvrasjes, e që janë tepër të rënda dhe komprometuese për vetë sektën dhe për Albinin, prandaj edhe si sektë e kishte kapur paniku dhe nuk mund të ndërtonte kurrëfarë alibie për të bindur se Astriti nuk kishte vrarë veten. Në çdo paraqitje publike, dilnin me kundërthënie të shumta herë me gjoja mohimin e vizitave te Astritit në burg, herë me kohën e vdekjes, pasi që herë thoshin se ka vdekur kohë më përpara se të gjendej, herë se ishte gjetur i gjallë etj. U manipulua edhe një Raport i ekspetëve të familjes, e të cilin kurrë nuk e kanë paraqitur të plotë, madje pa qenë i pranishëm asnjëri nga mjekët, por as prindërit e Astritit. Tashmë kur janë bërë m shumë se shtatë muaj nga vdekja e Astritit, ka shumë çështje që duhet të zbardhen dhe që janë shumë të rënda dhe shumë tragjike dhe inkriminuese për sektën okulte të Albinit.