Haziri dënon aktin e vjedhjes në objektin e Bashkësisë Islame në Gjilan

23.01.2019 19:14:06

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas një vjedhje në objektin e Bashkësisë Islame.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar aktin e vjedhjes në objektin e Bashkësisë Islame në Gjilan, nga persona, sipas policisë, akoma të panjohur.

Përmes një njoftimi për media, kreu i Gjilanit ka kërkuar nga ana e Policisë së Kosovës që ta zbardh rastin dhe autorët të marrin dënimin meritor.