Haradinaj në Pejë: Besimi i qytetarëve në AAK po rritet

23.01.2019 19:27:26

 Haradinaj ka qëndruar sot në Pejë ku ka vizituar disa nga bizneset atje.

Ai gjatë këtij qëndrimi ka vizituar edhe selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, shkruan lajmi.net.

Gjatë kësaj vizite ai është takuar me krerët e partisë së tij në Pejë dhe është shprehur se besimi i qytetarëve në AAK-në po rritet përditë.

Ai gjithashtu ka potencuar se në Pejë ka pasur aderime të reja në AAK.

Ky është postimi i tij i plotë:

Besimi i qytetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet përditë. Gjatë takimit me strukturat e partisë në Pejë, pata kënaqësinë t’i mirëprisja dhjetëra aderime të reja në AAK, të cilët i bashkohen rrugëtimit tonë për një Kosovë të dinjitetshme, të konsoliduar dhe të zhvilluar ekonomikisht. Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës!.