Haziri e do edhe një mandat në krye të Gjilanit

12.08.2017 17:31:29

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka njoftuar strukturat se LDK është unike dhe se po punon që në rast të dështimit të të tjerëve, të merr mandatin për krijimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se do të kandidojë edhe për një mandat të të parit të Gjilanit, duke shtuar se “do t`i prijë procesit të fitores”.

“Jam i sigurt që Gjilani dhe Anamorava është gati për ta shënuar fitoren e radhës, duke i vazhduar dhe ruajtur projektet multimilionëshe për Gjilanin e zhvilluar, Gjilanin e gjilanasve. Nën qeverisjen tonë, Gjilanit i është kthyer kujdesi i qeverisë në investime dhe nuk kemi me leju me u shembë kjo”, ka thënë ai.