S’më vjen mirë që s’flas me Ramën’/ Haradinaj tregon marrëdhënien me kryeministrin: Nuk e kam frikë Hagën

06.12.2020 00:07:21

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Ora News ka komentuar dhe raportin e tij me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën. Ai tha ka në këtë raport ka mbajtur qëndrime të drejta në mbrojtje të interesit nacional mbarë shqiptar dhe në mbrojtje të interesit të Kosovës

“Mua s’më ka ardhur mirë që e kemi pasur një marrëdhënie kështu të prishur mes nesh për shkak se kam jashtëzakonisht shumë respekt për të gjithë bashkëkombësit e mi shqiptar kudo që janë në krejt botën. Vërtet kemi kaluar në situata të vështira me Kryeministrin Rama dhe ende nuk kemi arritur për ta rikthyer komunikimin, unë kam qenë i detyruar të mbaj qëndrime të drejta në mbrojtje të interesit nacional mbarë shqiptar por dhe në mbrojtje të interesit të Kosovës sepse Kosova është Shqipëri. Dëshira ime nuk është që unë të kem rol në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, se nuk është detyra ime por e vërteta është që ne kemi hasur në vështirësi të madhe për shkak të qëndrimeve dhe interesave që ka pasur Kosova me Kryeministrin Rama.”, deklaroi Haradinaj.

sh-kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se nuk i është trembur kurrë thirrjeve për dëshmi të Gjykatës Speciale të Hagës.

“Fjala trembje është e gabuar. Ai që ka shkuar për të luftuar ka mbrojtur familjen e vet, ka mbrojtur njerëz të pafajshëm. Ai është në të vërtetë njeriu më i lumtur në botë dhe se tremb asgjë. Pra ai njeri që ka dalë dhe për ta vendosur veten e vet përballë, unë kam shumë njerëz të vrarë për të mbrojtur civilët, dhe nuk i trembem asnjë ftese, asnjë gjykate. Ju keni veprimet e mija në të kaluarën. Sa herë që jam thirrur kam dhënë dorëheqjen, kam shkuar, kam vërtetuar pafajsinë time dhe jam kthyer në shtëpi.

Populli më ka përkrahur shumë atëherë në çdo aspekt. Tani nuk jam subjekt i hetimeve për shkak se janë konsumuar hetimet. Kam kaluar dy herë në procese gjykimi te një gjykatë që si instancë është më e lartë se kjo. Kam pasur edhe një proces të tretë për akuzt që bën Serbia në Hagë. Jan përmbyllur në favor të pafajsisë time”