Haziri ua shuan shpresat Haradinajt e Limajt: Zgjedhja e Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së

24.08.2020 23:40:00

Disa prej liderëve, të cilët janë edhe pjesë e koalicionit qeverisës kanë shprehur ambiciet e tyre për postin e kreut të shtetit, në kohën kur presidentit aktual, Hashim Thaçit i është afruar fundi i mandatit.

Derisa Haradinaj veçse e ka shpallur kandidaturën, e Fatmir Lima nga partia e tij u konsideruar si ‘idealin’ për pozitën e shefit të shtetit. Për këtë ka reaguar sot edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziti, i cili ua bëri më dije se zgjedhja e presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së.

Haziri thotë se president i Kosovës do të zgjidhet ai që përfaqëson unitetin e popullit. Në këtë mënyrë, sipas Hazirit, zgjedhja e presidentit do të kalojë nëpër zyrat e partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.

Postimi i plotë:

Zgjedhja e Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Ashtu siç kaloi edhe zgjedhja e Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit…Kur bëhet kështu, dihet kush bëhet President. Ai që përfaqëson unitetin e popullit. Vazhdojmë…