Heldt: Haradinaj, njeri që dëshiron t’i kryejë punët

05.03.2018 20:34:38

Sot pasdite është prezantuar projekti për themelimin e Parkut Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar, i cili do të përfshijë inovacionin, agrokulturën, edukimin joformal, kërkimet shkencore, turizmin dhe kulturën.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova dhe Gjermania kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për 99 vjet e ardhshme, për të mos thënë të përhershëm.

Sipas tij, në këtë mënyrë Kosova dhe Gjermania kanë thelluar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, në fusha shumë të rëndësishme të zhvillimit, gjë që do të ketë ndikim pozitiv jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin, transmeton KP.

Ndërsa ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, u shpreh i gëzuar që sot është nënshkruar marrëveshja, rezultat i një pune të palodhshme 2-vjeçare.

Ai tha se kryeministri Haradinaj është njeri që dëshiron t’i kryejë punët.