Presidenti Thaçi: “FSK, krenaria e vendit!”

05.03.2018 21:14:39

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në FSK bashkohet më së miri historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se FSK është krenaria e atdheut.

“Në Forcën e Sigurisë së Kosovës bashkohet më së miri historia, e tashmja dhe e ardhmja e vendit. Pjesëtarët e saj na bëjnë krenarë, na japin forcë, siguri dhe më shumë dashuri për atdheun tonë”, ka shkruar Thaçi.