Helikopter mbi fshatin Sllupçan të Likovës

04.05.2017 12:15:45
Banorët e fshatit Sllupçan të komunës së Likovës, në Maqedoni, thonë se janë shqetësuar sot rreth orës 11 nga fluturimi i një helikopteri policor. Ata thonë se helikopter mbi fshatin e tyre nuk është vërejtur tani disa vite me radhë dhe duke pasur parasysh zhvillimet në Parlamentin e Maqedonisë, dyshojnë se bëhet fjalë për provokim.

“Gjatë kohë nuk kanë fluturuar helikopterët mbi fshatin tonë. Kur dërgojnë diçka në pikën kufitare fluturojnë mbi male, larg fshatit. Nuk e di pse tani fluturojnë mbi fshat”, tha për Gazetën Lajm një banor i Sllupçanit, i cili mendon se policia po tenton të bëjë provokime në rajonet ku në vitin 2001 ka pasur luftime.

MPB nuk ka sqarim zyrtar lidhur me këtë rast.