Seancë gjygjësore ndaj Ramadan Mujës më 17 maj

04.05.2017 12:41:40

Gjykata e Apelit e ka caktuar seancën e kolegjit në rastin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe 5 personave të tjerë, të akuzuar për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kjo gjykatë ka bërë të ditur se seanca do të mbahet  me 17 maj 2017, në ora 10:00, në objektin B të Pallatit të Drejtësisë.

Kolegji përbehet nga dy gjyqtarë vendor dhe një gjyqtar ndërkombëtar i EULEX-it.

“Palët do të njoftohen në mënyrë te rregullt përmes shërbimit të gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.