Shpërthime në impiantin e mbetjeve të rrezikshme në Spanjë, 15 të lënduar

04.05.2017 12:57:00

Disa shpërthime në një fabrikë pranë kryeqytetit spanjoll të Madridit kanë lënë 15 vetë të lënduar, sipas shërbimeve të emergjencës.

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një impiant të mbetjeve të rrezikshme.

Kolona të mëdha të tymit mund të shihen duke dalë nga vendi i shpërthimit.

Fabrika gjendet në Arganda del Rey, rreth 30 kilometra nga Madridi.