Sundey Express: Snowden është ekzektuar në Rusi

07.08.2016 11:34:26

Gazeta britanike Sunday Express, ka raportuar sot, se ish Agjenti i CIA-s, Edward Snowden është ekzekutuar në Rusi. Ai dyshohet të ketë vdekur pas publikimit të dy mesazheve të koduara në Twitter, ku në mesazhin e parë shkruhej, “Tani është kohë”, ndërsa mesazhi i dytë përmban 64 fjale karaktere të koduara.

Sipas këtij mediumi nuk ka më shumë të dhëna sa i përket vdekjes së ish agjentit Snowden.

Ai kishe ikur në rusi pasi publikoi shumë dokumente sekrete të CIA-s dhe Agjencisë Nacionale të Sigurisë NSA, shkruan Sunday Express, transmeton Indeksonline.

Autoritetet e sigurisë në Amerikë e kanë kërkuar shumë here ekstradimin e tij, nga frika se ai posedon dokumente të tjera sekrete të cilat mund ti nxjerrë në publikim.

Snowden se fundi kishe thënë se Osama Bin Laden, nuk është vrarë siç thuhet zyrtarisht, por ai jeton në një ishull privat në një jetë luksoze. Snowden kishe premtuar se do ti nxjerrë këto dokumente për publikun.