Qeveria e Kosovës shpreh ngushëllime dhe solidaritet të plotë me qytetarët dhe Qeverinë e Maqedonisë

07.08.2016 12:03:55

Qeveria e Kosovës, nëpërmjet një komunikate shpreh shqetësimin dhe dhimbjen e saj për pasojat e rënda që pati moti i ligë në Maqedoni.

Më tej, në komunikatë thuhet se Qeveria e Kosovës shpreh ngjushëllime t[ sinqerta për qytetarët dhe Qeverinë e maqedonis, dhe njëherësh shpreh gatishmërinë për ta ndihmuar shtetin fqinj në çdo aspekt që ka mundësi.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Qeveverisë së Kosovës:

“Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, i kanë përcjellur me shqetësim dhe dhimbje të madhe ngjarjet e shkaktuara nga moti i lig, që kanë ndodhur orët e fundit në Maqedoni.

Qeveria e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për qytetarët dhe Qeverinë e Maqedonisë si dhe për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie natyrore.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer për shtetin fqinj Maqedoninë, në çdo aspekt ku ka mundësi, për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, thekson gatishmërinë për të dërguar në ndihmë njësite të specializuara për kërkim dhe shpëtim në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rast nevoje.”