Hermann fajëson Merkelin për celulën terroriste në Bavari

14.09.2016 20:25:39

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Hermann fajësoi kancelaren gjermane, Angela Merkel për praninë e një celule terroriste islamike në Gjermani, kjo si pasojë e politikës së dyerve të hapura për refugjatët, një ditë pasi janë arrestuar tre të dyshuar të Shtetit Islamik të paraqitur si azilkërkues.

“Boshllëqet e mëdha të sigurisë në kontrollin e fluksit masiv të refugjatëve, sidomos gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, është një revansh i rëndë”, tha Joachim Hermann i partisë bavareze (CSU) për grupin mediatik, Funke.

“Ne e dimë tani se Shteti Islamik shfrytëzoi këto dobësi për të kontrabanduar sulmuesit në Evropë duke i maskuar ato si refugjatë”, u shpreh Hermann, shteti jugor gjerman i të cilit ra viktimë e dy sulmeve terroriste në korrik.

Të dy sulmet u kryen nga azilkërkuesit. “Lajmi vjen një ditë pasi tre sirianë të moshës 17, 18 dhe 26 vjeç u arrestuan në shtëpitë e refugjatëve pasi kishin ardhur në Gjermani për të zbatuar një mision ose për të qenë të gatshëm për udhëzime të mëtejshme nga Shteti Islamik”, tha zyra e prokurorisë federale, në Karlsruhe.