Hidroavioni më i madh i botës

27.12.2017 01:00:49

Inxhinierët kinezë të avionëve shënuan gjatë Krishtlindjeve një arritje superlative. Hidroaeroplani më i madh në botë i prodhuar në Kinë bëri më 24 dhjetor fluturimin e tij të parë.

Avioni AG600 i prodhuar nga sipërmarrja  shtetërore e avionëve Avic, u nis për një fluturim njëorësh nga qyteti jugor i Zhuhait. Agjencia shtetërore të lajmeve Xinhua njoftoi se ky avion i tipit turboprop është projektuar për 50 pasagjerë.

Avionët mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake, por ata janë të destinuar për operacione shpëtimi në det dhe për fikjen e zjarreve në pyje. Avioni i ri hidraulik ka afërsisht madhësinë e një avioni Boeing 737 dhe është në këtë mënyrë shumë më i madh se çdo aeroplan tjetër që mund të ulet në ujë.

Krahët e avionit kanë një hapje prej 38.8 metrash. Ai mund të fluturojë në një distancë deri në 4,500 kilometra dhe mund të qëndrojë në ajër dymbëdhjetë orë.