Ish-ministri i Metës shqetësohet se po ndryshojnë padronët e drogës e po pakësohen fitimet. Manjani ndërmjetësi mes Balilit e Metës jep alarmin

27.12.2017 01:07:04

Pakësimi i të ardhurave nga trafiku i drogës ka sjellë dhe shqetësimin e Ilir Metës. I cili përmes ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani ka lëshuar alarmin se vakuumin e lënë në një farë mase nga ana e sipertrafikantit të LSI Klemend Balili në kërkim ndërkombëtar, në lëvizjen e drogërave të forta drejt vendeve të BE po e zënë padronë të tjerë të trafikut. Prandaj ka një shqetesim tek LSI ne lidhje me ndryshimin e mundshëm të padronëve të drogës, megjithëse mbetet mister kush ishin ata dhe nga kush po zevëndësohen. Mister publik pasi dihen të gjithë. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa komenton situatën më të fundit lidhur me kriminalitetin në vend shkruan se ky është vetëm fillimi.

“Vrasje, plagosje, kërcënime me eksploziv është tema e lajmeve këto kohë. Po lahen hesapet dhe po ndryshojnë padronët që kontrollojnë trafikun e drogës! Ata që nuk pranojnë rregullat e padronëve të rinj, eleminohen pasi kërcënimi nuk ka funksionuar… Ky është vetëm fillimi!”– shkruan Manjani në rrjetin social Twitter. Duke u shqetësuar së tepërmi për pakësimin e këtyre fitimeve. Dhe akuza e Metës përmes Manjanit është për mazhorancën në pushtet. Të cilën në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë po e akuzon se po bëhet padronë e drogës. Duke zhvendosur trafikantët e mëdhenj të LSI dhe të PD.