Higuain injoron Ronaldon dhe Messi-in: Zgjedh 3 sulmuesit më të mirë

18.11.2020 21:40:46

Gonzalo Higuain ka folur së fundmi për sulmuesin më të mirë në historinë e futbollit dhe për sulmuesit më në formë aktualisht. Bie në sy fakti se nuk figuron në zgjedhjet e tij, as ish-shoku i skuadrës te Juventusi dhe Reali, Cristiano Ronaldo dhe as Leo Messi.

Higuain u shpreh:Sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave mbetet Ronaldo, po them për brazilianin, ‘Fenomenin’. Që kur vendosa të luaja futboll, kam dashur gjithmonë që të jem si ai, kam provuar në të gjitha mënyrat që ta kopjoj”.
Ai shton:

Për mua, edhe sot që po flasim, 3 sulmuesit më të kompletuar dhe të fortë në qarkullim janë Levandovski, Benzema e Haland. Robert ka shënuar kudo që ka luajtur, Karim prej 12 vitesh është në elitë, ndërsa Erling është pa dyshim e ardhmja e këtij profesioni, të atij që shënon gola. Realisht, norvegjezi më ka habitur shumë, por është vërtet një sulmues i madh.”