Shqipëria kryen detyrën ndaj Bjellorusisë dhe merr kreun e grupit

18.11.2020 21:55:52

Shqipëria ka fituar dhe ka marrë kreun e grupit në Ligën e Kombeve pas fitores ndaj kundërshtarit më të fortë Bjellorusisë.

Kombëtarja bëri një lojë të mirë, me shpirt gare, sidomos në pjesën e parë ku u shënua dhe pjesa më e madhe e golave.

Mjaftuan tre golat në pjesën e parë për t’i dhënë fitoren kombëtares kuqezi.

Serinë e golave e hapi Sokol Cikalleshi në minutën e ’19 me një gol të shënuar me kokë.

Disa minuta më vonë, sulmuesi tjetër Rei Menaj fitoi një 11-metërsh, dhe ishte përsëri Cikalleshi që shkundi rrjetën e portës bjelloruse.

Pas pak erdhi dhe ngushtimi i rezultatit pas golit të Bjellorusisë. Djemtë e Edi Rejas, nuk u mjaftuan me kaq pasi Rei Manaj mendoi për golin e tretë pas një aksioni të mrekullueshëm.

Ndërsa në pjesën e dytë rastet nuk munguan por të vetmit që shënuan një gol ishin bjellorusët.