“Histori Suksesi” në RTV Dukagjini tash çdo të hënë nga ora 21:15

08.04.2019 15:55:25

Emisioni “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini me autor Albion Muhaxhirin, do të transmetohet sonte nga ora 21:15 në TV Dukagjini. Kësisoj, ky emision do të jetë të hënave në “prime time”.

Emisioni i cili në sezonin e tij të parë 2017/2018 solli shumë rrëfime suksesi nga fusha e biznesit, në sezonin që po zhvillohet tani 2018/2019 ka sjellë e do vazhdoj të sjellë edhe plot histori suksesi të individëve të profesioneve të ndryshme nga bota e artit, shkencës, turizmit e fushave të tjera profesionale.

Është emisioni i cili ka arritur të hedhë “ngjyra” në atë që na rrethon çdo ditë e të tregoj se edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri e kudo ju jetojnë shqiptarët, me pasion për punën dhe profesionin mund të arrihet deri te suksesi.

Shqiptarë të suksesshëm brenda dhe jashtë trojeve të tyre bëhen pjesë e “Histori Suksesi”, tash çdo të hënë nga ora 21:15.