Historia e jashtëzakonshme! 14-vjeçari që nuk ka krahun e majtë dhe luan futboll: Nuk kam asgjë më pak se një moshatar i imi

19.01.2021 18:54:28

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u dha historia frymëzuese e një djaloshi 14-vjeçar, Enis Xhemaili, nga Gjilani. Ai ka lindur pa krahun e majtë, por pavarësisht problemit fizik, ka vijuar ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist.

Aktualisht ai luan tek ekipi U-15 i Dritës dhe dëshiron që në të ardhmen të bëhet një futbollist profesionit. Enisi luan si mesfushor dhe bën tifo për Barcelonën.

Gjatë një lidhje me “Skype” me emisionin, Enisi tha se futbollin e ka “pasion dhe trashëgimi nga babai i cili është një adhurues i futbollit”.

Historia e jashtëzakonshme! 14-vjeçari që nuk ka krahun e