Vetëm fitorja na mban në garë/ Kombëtarja nuk do jetë kuqezi në Stamboll

11.10.2019 10:49:06

Sot në 20:45 Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë kundër Turqisë në “Şükrü Saracoğlu Stadium (Istanbul)”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset të Europianit 2020.

Ekipi ynë do të shkojë në këtë takim për të fituar pasi është i vetmi rezultat që do të na mbante në lojë për tu kualifikuar.

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa na ka dërguar disa foto dhe video nga stadiumi ku pritet që të zhvillohet ndeshja.

Në këtë takim, ekipi kombëtar do të zbresë në fushë me bluzën e bardhë ndërsa vendasit me bluzën e kuqe.