Historiani Zejnullah Gruda për vijën kufitare me Malin e Zi, si fakte i përmend disa këngë malazeze

13.11.2017 16:02:26

Deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, i ka quajtur qesharake të gjeturat e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se atë cka ka prezantuar ky komision është qesharak dhe nuk mund të bindet pala malazeze se kufiri është brenda Kosovës.

“Nuk jeni tu na bind, me këto fakte jeni qesharak çka po flisni. Ju mos na bindi neve, por Malin e Zi që Komisioni jonë ka bë lëshime”, ka thënë Xhelili, raporton lajmi.net.

E argumentin që e ka përdorur anëtari i Komisionit, historiani Zejnullah Gruda, ka qenë një këngë që është kënduar se kinse kufiri ka qenë në Çakorr.

“Unë po ju garantoj që Mali i Zi e dinë ku e ka kufirin, sepse kufiri ka qenë në Çakorr. Unë po ju përmendi diçka që është kënduar kënga që një gjeneral i famshëm malazez, ku është përmendur se në Çakorr ka qenë kufiri”, ka thënë Gruda.