Ish-ministri i arsimit mohon akuzat ndaj tij

Ish-ministri i arsimit mohon akuzat ndaj tij

07.03.2017 10:55:23

Ish-ministri i arsimit Ramë Buja është deklaruar i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Akuzat ndaj tij Buja i ka mohuar në seancën e parë lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj tij që është mbajtur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Buja së bashku me Xhavit Dakaj, Afrim Demiri dhe Xhemajl Buzuku akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit zyrtar.

Prokurori i çështjes ka lexuar aktakuzën ndërsa të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Më 7 nëntor të vitit të kaluar Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatë një aktakuzë kundër ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja për një vepër penale të korrupsionit. Ish-ministri Buja, drejtori i Prokurimit në këtë Ministri, Xhemajl Buzuku, sekretari u përgjithshëm në MASHT  Xhavit Dakaj dhe drejtorit i kompanisë “ ALB –Architect”, Afrim Demiri akuzohen për një tender që ka të bëjë me mbikëqyrjen e objekteve të Ministrisë. Shqyrtimi i dytë do të mbahet me 11 prill ora 13:00.