Vdekje e dyshimtë në Pejë

Vdekje e dyshimtë në Pejë

07.03.2017 10:40:52

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrethana të dyshimta është gjetur pa shenja jete një person i moshës 64 vjeçare në rajonin e Pejës.

Ju njoftojmë se më 06.03.2017 rreth orës 21:30 kemi pranuar informacionin se një person (mashkull), ka dal ë nga shtëpia e tij, që nga ora 10:30 dhe nuk është kthyer (lajmëruar) më.

Me të marrë informacionin, njësitet e nevojshme policore, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative për gjetjen e personit në fjalë, të cilin pa shenja jete e kanë gjetur në rrugën në “Xheladin Hana ” në Prishtinë, saktësisht në një puset (shaktë).

Bëhet fjalë për viktimën: Sh. D (mashkull) 64 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ë Ligjore për obduksion, ndërkohë që me rekomandim të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti Vdekje në rrethana të dyshimta.

Aktualisht hetuesit rajonal për hetimin e krimit, janë duke punuar me një intensitet të shtuar në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.